Themeluesi i Partisë Socialiste, Fatos Nano, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 73-vjeçare.
Ish-kryeministri i Shqipërisë prej kohësh vuante nga probleme të rënda shëndetësore, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm, duke i vështirësuar frymëmarrjen.
Nano ka lënë pas bashkëshorten e tij, Xhoana Nano, dhe dy fëmijët, Sokolin dhe Edlirën.


