Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar zëvendëskryeministren Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”.
Sipas burimeve, Balluku është thirrur të paraqitet në zyrat e SPAK këtë të hënë, në bazë të një shkrese të firmosur nga prokurori i Posaçëm, Dritan Prenci. Fletëthirrja i është dorëzuar në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku dokumenti kërkon që ajo të paraqitet e shoqëruar nga një avokat, një praktikë e zakonshme kur mund t’i komunikohet një akuzë penale.
Analistët shprehin se kjo lëvizje tregon se SPAK mund të nisë ndjekjen penale ndaj zëvendëskryeministres pa kërkuar paraprakisht autorizimin e Kuvendit, duke shmangur kështu procedurat shtesë për masa sigurie.


